E Diel, 1 Nëntor 2026

Azilkerkuesit shqiptare nuk rrezikojne vizat

Shqipëria nuk rrezikon rivendosjen e regjimit ta vizave. Mesazhi u mor nga Ministri i brendshëm shqiptar Flamur Noka në takimet që ai ka patur me dy homologët e tij suedez Tobias Billstrom dhe sekretaren e shtetit belg pêr azilin dhe emigracionin Maggie de Block. Numri i azikërkuesve shqiptarë ështê i vogël krahasuar me atë të vendeve të tjera të Ballkanit u tha ne takim.

Ministri Noka shprehu gatishmërinë e shtetit shqiptar për të nënshkruar marrëveshje riatdhesimi për të luftuar fenomenin e abuzimit të lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Maggie de Block e ka quajtur Shqipërinë një shembull në rajon për masat kundër abuzimeve ne zonen Shengen. Këto masa janë vlerësuar edhe nga drejtori i përgjithshëm i Komisionit Europian për çështjet e punëve të brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›