Sllobodan Petroviq Populli eshte i ngopur me konflikte

Deutsche Welle Si e vleresoni gjendjen ne veri te Kosoves
Sllobodan Petroviq Ne u jemi mirenjohes te gjithe atyre qe kane kontribuar ne qetesimin e gjendjes. Ne vecanti qytetareve tane sepse ne pjeset tjera te Kosoves nuk ka pasur probleme. Kjo flet edhe per rolin e pergjegjshem te institucioneve te Kosoves ne radhe te pare perfaqesuesve te bashkesise etnike serbe ne institucionet e Kosoves. Roli i Partise sone liberale reflektohet ne te gjitha aktivitetet qe sjellin zgjidhje kompromisi dhe zgjidhje paqesore ku qytetaret jane fituesit me te medhenj. Ne mbeshtesim te gjitha perpjekjet per zgjidhjen e problemeve me marreveshje.
Deutsche Welle Si e vleresoni rolin e Beogradit ne zhvillimet e fundit ne Kosove
Sllobodan Petroviq Roli i Beogradit ne kete rast ka qene i rendesishem dhe pres qe Beogradi te luaje nje rol konstruktiv. Shpresoj se do te arrihet zgjidhje perfundimtare ku te respektohen rendi dhe ligji dhe e cila do te ishte ne interesin e te gjithe qytetareve ne Kosove.
Deutsche Welle Perfaqesuesit e serbeve te veriut thone se nuk do ti respektojne vendimet e qeverise se Kosoves. A eshte ne gjendje qeveria e Kosoves te shtrije pushtetin e saj edhe ne veri
Sllobodan Petroviq Ky eshte nje proces te cilin e mbeshtet mbare bashkesia nderkombetare. Nuk ka asnje vend ne bote ku nuk respektohen ligji dhe rendi. Ne interesin e cdo qytetari eshte qe te kete nje jete te sigurt. Kur nuk respektohet ligji kjo paraqet problem per te gjithe. Vendosja e rendit dhe ligjit me se shumti u pengon atyre te cilet merren me aktivitete te paligjshme dhe kane perfitime te medha financiare nga nje situate e padefinuar.
Deutsche Welle A keni pasur ndonje kontakt me perfaqesuesit e serbeve ne veri
Sllobodan Petroviq Me ta drejteperdrejt jo por kemi pasur kontakte me serbet ne veri. Ne kemi kerkuar prej tyre qe te noramalizohet gjendja.
Deutsche Welle Kohet e fundit ka pasur nga Beogradi kerkesa per ndarjen e Kosoves. Cili eshte qendrimi Juaj ndaj ketyre kerkesave a eshte e mundshme ndarja e Kosoves
Sllobodan PetroviqNe prej fillimit kemi deklaruar se ndarja e Kosoves do te sillte me shume deme se dobi. Te gjithe ne duhet te angazhohemi per nje jete me te mire per te gjithe qytetaret pa marre parasysh se ne cilen pjese te Kosoves jetojne. Kjo eshte edhe sfida me e madhe e kesaj qeverie. Ne jemi duke punuar ne kete drejtim ndonese me siguri qe nuk eshte lehte. Deklaratat per ndarjen edhe me shume destabilizojne gjendjen. Ne mungese te ideve progresive per permiresimin e gjendjes per te gjithe qytetaret dhe integrime me te shpjeta ne Bashkimin Evropian disa politikane kane dhene deklarata te ketilla dhe e kane zhvendosur vemendjen nga temat me te rendesishme. Sfida me e madhe e Kosoves dhe rajonit eshte permiresimi i kushteve ekonomike dhe intgrimi evropian e evroatlantik. Ky eshte edhe prioriteti i qeverise se Kosoves dhe bashkesise nderkombetare.
Deutsche Welle A mendoni se Serbia duhet ta njohe pavaresine e Kosoves sepse ne shume qarqe nderkombetare thuhet se pa normalizimin e plote te raporteve mes Beogradit dhe Prishtines nuk do te kete anetaresim ne BE
Sllobodan Petroviq Nga Bruskeli eshte thene shpesh se njohja e Kosoves nuk eshte kusht per integrim ne BE. Por kusht eshte vendosja e raporteve me te mira te mundshme. Qytetaret e Kosoves dhe rajonit jane te ngopur me konfrontime dhe raporte te tendosura. Ajo qe plotesisht eshte e sigurt eshte se rruga drejt integrimeve evropiane eshte shume me e shpejte dhe efikase nese shkojme se bashku ne kete rruge. Ky eshte obligimi i te gjitha qeverive dhe institucioneve ne rajon. Ne ne te kaluaren kemi humbur teper kohe dhe tani kemi nevoje per rezultate te jashtezakonshme per te kompenzuar kete kohe. Vetem me kete rruge mund te pritet nje ardhmeri me e mire dhe e sigurt e qytetareve tane ne keto hapesira.
Intervisten e zhvilloi BahriCani
RedaktoiAida Cama