E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestat në Peru/ Mbyllet Machu Picchu, perla e turizmit botëror

Një nga ikonat e turizmit peruan dhe botëror si Machu Piccu është mbyllur për një kohë të pacaktuar për turistët. Machu Piccu është mbyllur për shkak të protestave të vazhdueshme që po zhvillohen në Peru ndaj presidentit të vendit. Nga ana e saj, qeveria ka reaguar duke thënë se e mori këtë vendim për të mbrojtur turistët dhe qytetarët e saj.

Ndërkaq, qindra njerëz, kryesisht të huaj, janë të bllokuar në zonën turistike, transmeton BBC.  

Gjatë muajve të fundit, Peruja është përfshirë nga protesta të dhunshme, të cilat filluan pasi lideri i mëparshëm u rrëzua nga pushteti, ndërsa tani demonstruesit po kërkojnë zgjedhje të reja dhe kërkojnë që presidentja e re Dina Boluarte të largohet, gjë që ajo deri më tani ka refuzuar ta bëjë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›