E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat pasojne plackitjet

Grupe te rinjsh kryen mbreme nje seri plackitjesh ne dhjetera dyqane ne qender te Selanikut, qyteti me i madh ne veri te Greqise qe njihet si bashkekryeqyteti i Greqise, kurse policia nuk ka nderhyre. Pre te grabitjeve kane rene sidomos butiket me rroba te shtrenjta, argjendarite dhe dyqane te tjera me mallra te cmuara. Ne rruget e Selanikut mbreme nuk shiheshin forca te shtuara policie, sidomos ne rruget kryesore qe edhe po plackiten nga grupet e te rinjve anarkiste.

Me heret, qindra studente jane perleshur me policine ne Selanik, ne diten e trete te protestave te dhunshme qe perfshine Greqine pas vrasjes se 15 vjecarit Andreas Aleksandros Grigoropulos nga ana e policise. Me shume se 30 njerez, perfshire edhe oficere te policise, jane plagosur gjate fundjaves.

Ne Athine, demonstruesit shkaterruan dje vetura dhe dyqane ne Selanik, ndersa studentet i pushtuan universitetet ne Athine dhe qendrat tjera kryesore. Sot qindra nxenes gjithashtu marshuan drejt Parlamentit.

Zgjerimi

Trazirat dje u perhapen edhe ne ujdhesen Rodos, ishulli luksoz i populluar sidomos nga turistet. Protesta jane mbajtur edhe para misioneve diplomatike te Greqise ne Londer dhe Berlin. Rreth 20 vete jane arrestuar ndersa autoritetet kane akuzuar dy police per vrasjen e 15 vjecarit Andreas Aleksandros Grigoropulos. I riu u godit te shtunen ne mbremje, ne perleshje midis autonomeve dhe policise nga nje plumb i policise.

Ne kryeqytetin Athine, pas kesaj te rinj demonstrues hodhen shishe me lende djegese, shkaterruan automjete si dhe vitrinat e bankave dhe te dyqaneve. Pas kesaj, turbullirat u perhapen ne qytetin e dyte per nga madhesia e Greqise, ne Selanik. Edhe ne Komotini dhe ne Janine ne veri te vendit, ne ishullin e Kretes dhe ne qytetin port Patra pati eksese. Policia perdori gaz lotsjelles.

Te dielen pasdite, ne Athine dolen ne rruge disa mijera autonome dhe persona te tjere me drejtim te majte si dhe anetare te organizatave te te drejtave te njeriut per te protestuar kunder incidentit tragjik. Edhe ne Selanik demonstruan rreth 2 mije vete. Sipas vleresimeve te zjarrfikesve, vetem ne Athine u demtuan dhe shkaterruan 60 dyqane, 16 banke, dhe te pakten 40 automjete.

Demet

Para se gjithash per pronaret e dyqaneve te vogla- nje katastrofe: "Ishim pergatitur per xhiron e Krishtlindjeve. Kisha mallra me vlere nje milione euro ne dyqanin tim. Te gjitha jane zhdukur. Situata eshte tragjike. Shikojeni vete! "Secili nga ne perpiqet te shpetoje ate qe mund te shpetoje, per te siguruar dyqanin e tij. Ditet nuk jane te mira, them une. Jane dite te veshtira dhe te shemtuara".

Vazhdon te jete e paqarte, se si vdiq me te vertete i riu 15 vjecar, i cili u godit te shtunen ne mbremje nga plumbi i nje pistolete te policise. Ne nje kohe qe dy policet e arrestuar, qe shkrepen armet thone se i riu u godit rastesisht, autonome dhe simpatizante thone se, behet fjale per te shtena te qellimshme.

Perleshjet me te fundit ne rruge jane ekseset me te renda qe kane ndodhur ne Greqi qe prej vitit 1983. Edhe atehere u vra nje 15 vjecar nga te shtena te policise. Prej vitesh, vecanerisht ne Athine ka here pas here atentate te autonomeve. Shumicen e hereve sulmohen bankat dhe filialet e firmave nderkombetare. Levizja greke e autonomeve i ka fillesat e saj ne kohen e rezistences kunder juntes ushtarake ne vitet 1967 dhe 1974. Keshtjelle e tyre u be para se gjithash lagjja "Eksarhia" ne qender te Athines. Shume qytetare flasin per nje lloj zone ku nuk sundon ligji ne qender te Athines, ne te cilen forcat e sigurise ka dekada qe nuk guxojne te futen.

Mblidhet Qeveria

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, kryesoi dje ne mbremje nje mbledhje te Keshillit te Ministrave vetem per gjendjen e krijuar pas shperthimit te akteve te reja te dhunes ne qender te Athines dhe te Selanikut, ne kuadrin e manifestimeve te majta kunder vrasjes se nje te riu nga policia. Sherbimet e kryeministrit konservator bene te ditur gjithashtu se sot ne mengjes ai do te takohet me kerkesen e tij me kryetarin e shtetit, Karolos Papulias, "per ta informuar rreth situates ne vazhdim". Karamanlis do te takohet edhe me kryetaret e kater partive te opozites parlamentare, te Partise Socialiste, Partise Komuniste, te se majtes radikale dhe te ekstremit te djathte. Athina zyrtare pranoi se po diskutohet edhe shpallja e gjendjes se jashtezakonshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›