E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klime tejet e acaruar ne Greqi

Nga Niko Anagnosti

Vrasja nga policia e nje te riu grek u shnderrua dje ne nje revolte mbareshkollore. Ne qendrat me te medha urbane te vendit nxenesit zhvilluan manifestime proteste ku u shenuan edhe eksese te medha. Kryetari i Bashkise se Athines pezulloi te gjitha aktivitetet per festat e fundvitit dhe sot pasdite ne qender te Athines do te mbahen dy manifestime proteste per vrasjen, te shtunen ne darke, nga policia te nje 15 vjecari. Ngjarja e shnderroi per 48 ore me radhe kryeqytetin grek ne nje "sketerre te vertete".

Agimi i dites se sotme para Politeknikumit historik te Athines, ku ende nuk jane shuar flaket e zjarreve dhe kalimtaret vetem me maska mund te kalojne permes atmosferes mbytese te gazit lotsjelles, zbuloi pa ekzagjerim nje "dekor lufte" me shkaterrime te pallogaritshme. Kazane te perflakur te mbeturinave qe u perdoren si barrikada, qindra vitrina dyqanesh te thyera, bankash dhe perfaqesish automjetesh dhe ne bulevardin tjeter kryesor "Aleksandra", kurse zemra e tregtise se Athines, rruga "Ermu", me dyqanet komode dhe xhiron me te madhe ne Evrope, ne gjysmen e saj eshte shkaterruar plotesisht. Te njejtat pamje shkaterrimesh percillen nga reporteret televizive dhe nga 14 qytete te tjera te vendit.

Per tri dite dyert e universiteteve ne Athine do te mbeten te mbyllura ne shenje nderimi per te riun qe humbi jeten nga represioni policor dhe, me revolten e shprehur akoma dhe ne mjediset sportive dhe me manifestimet ne rend te dites, qeveria jeton me ankthin e trazirave sociale. "Ngjarja eshte plotesisht e denueshme. Ne keto momente ka rendesi te vecante qe shoqeria te ruaje gjakftohtesine, me qellim qe te mos arrijme ne situata te pakontrollueshme per te tashmen dhe te ardhmen," deklaroi kryetari i parlamentit Dhimitris Shufas, kur me pare presidenti i Republikes Papulias ne telegramin e tij te ngushellimit drejtuar familjes se viktimes bente fjale per "traume ne funksionimin e shtetit te se drejtes" dhe ministri i Brendshem kishte premtuar zbardhje te ngjarjes dhe denimin shembullor te dy policeve te akuzuar duke thene se "demokracite nuk pajtohen me humbjen e jetes se njeriut" per shkak te dhunes.

Opozita e majte kerkoi doreheqjen e qeverise kurse ajo socialiste marrjen persiper te pergjegesise politike, megjithese kryeministri nuk pranoi doreheqjen e ministrit te Drejtesise dhe kreut te policise. "Duhet te qendrojme me ankth dhe pergjegjesi te vertete te shkaqet qe lindin dukuri te tilla, te ... qendrimi i forcave policore," deklaroi kryetari i opozites socialiste, Papandreu. Ketij dimensioni te ngjarjes i meshon dhe masmedia qendrore duke hedhur drite me kete rast dhe ne arbitraritetin policor te manifestuar mbi emigrantet, kryesisht aziatike, qe javen e kaluar i kushtoi jeten dy prej tyre dhe bile ne sheshin para Drejtorise se Policise per te huajt.

DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›