Protestat, që filluan në Nju Jorkut po përhapen në gjithë botën

Protestat nëpër rrugë që filluan në distriktin financiar të Nju Jorkut, Uoll Strit para një muaji po përhapen në gjithë botën.
Në to marrin pjesë kryesisht të rinjtë, të cilët demonstrojnë kundër kapitalizmit, varfërisë, pabarazisë, racizmit, energjisë bërthamore dhe padrejtësive të tjera shoqërore, siç i shikojnë ata.
Qindra protestues marshuan sot në Filipine, Japoni, Hong Kong, Taivan, Australi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera në mbështetje të protestave në Nju Jork duke dënuar, siç u shprehën ata, "imperializmin amerikan si dhe agresionin dhe luftërat e udhëhequra nga Amerika".
Protesta, në atë që është cilësuar si Dita Ndërkombëtare për Veprim, janë planifikuar në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë edhe Nju Jorkun. Protestuesit kanë në plan të marshojnë drejt bankave dhe në mbrëmje do të mblidhe në Time Square.
Protestuesit do ta përhapin fushatën e tyre në rrjetet shoqërore në Internet, Twitter, Facebook dhe versione lokale të faqeve të tyre në Internet.