E Shtunë, 31 Tetor 2026

G-20 diskuton krizen evropiane te borxheve

Ministrat e financave nga 20 ekonomite me te fuqishme te botes po takohen ne Paris ne perpjekje per te zgjidhur krizen evropiane te borxheve qe po kercenon ekonomite boterore ne nje tjeter recesion.

Ministrat pritet te shqyrtojne mundesite qe disa udheheqes thone se mund te stabilizojne tregjet financiare globale dhe te lehtesojne borxhin e Greqise.

Nuk pritet te arrihet ndonje zgjidhje gjate ketij takimi qe i paraprin takimit te nivelit te larte ne nentor.

Dje presidenti Obama bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel per zhvillimet e fundit ne krizen e eurozones.

Shtepia e Bardhe tha se presidenti dhe kancelarja Merkel diskutuan gjithashtu rreth pergatitjeve per takimin e nivelit te larte te G-20 muajin e ardhshem ne France.

Zyrtaret amerikane kane akuzuar udheheqesit e Bashkimit Evropian se nuk kane vepruar me shpejtesine e duhur per te menjanuar krizen. Zonja Merkel e kundershtoi kete akuze dje duke thene se ata qe jane jashte eurozones nuk kane te drejte ti bejne thirrje bllokut per veprim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›