E Diel, 1 Nëntor 2026

Dilema e punonjesve qe raportojne per korporatat

Para 10 vjetesh korporatat amerikane ishin ne nje gjendje amullie te tronditura nga skandale financiare ne kompani si Enroni dhe Worldcom-i dhe humbja e besimit te publikut qe i pasoi ato. Kongresi reagoi duke miratuar ligjin Sarbanes-Oxley qe solli ndryshimin e praktikave te financave ne korporata dhe imponoi gjoba per zyrtaret e kompanive qe hakmerren ndaj punonjesve qe raportojne per veprimet e gabuara. Materiali i meposhtem flet per nje person qe beri publike praktikat joetike te konglomeratit te sigurimeve AIG.

Gordon Massie u ngarkua te menaxhonte pasuri qe kapnin vleren e  miliarda dollareve ne vitin 2001 kur Grupi Nderkombetar Amerikan i njohur si AIG u bashkua me Korporaten e

Ishte hera e pare qe vura re se AIG nuk po e llogariste sic duhet vleren e letrave te saj me vlere.

Zoti Massie thote se ai u perpoq qe ti menjanonte parregullsite brenda kompanise se re por kjo rezultoi e pamundur.

Po e kuptoja se mashtrimet qe po ndodhnin nuk ishin nje rast i vecuar brenda kompanise qe kishte probleme te tilla ne gjithe organizaten.

Ai vuri re se u izolua brenda AIG-se dhe ne vitin 2005 e la kompanine kur ajo u vu ne qender te disa hetimeve para se te falimentonte pas disa vjetesh.

Vitin e kaluar Gordon Massie botoi librin Dilema e Raportuesit duke dhene variantin e tij per te renien e AIG-se dhe rolin e tij ne berjen publike te parregullsive te kompanise. Ai tani jep leksione per etiken ne korporata dhe veshtiresite me te cilat hasen punonjesit kur perballen me praktika mashtruese.

Ata duan te veprojne drejt. Nuk duan te jetojne nje genjeshter duke mos e ngritur zerin per ta bere publik kete lloj informacioni. Nga ana tjeter duke e ngritur zerin ata rrezikojne hakmarrje humbjen e vendit te punes ndoshta edhe te karrieres.

Zoti Massie thote se ai ra ne depresion pasi humbi punen dhe karrieren por ai u inkurajua kur qeveria federale nderhyri dhe njerezit filluan te tregonin interes per ate qe kishte bere ai.

Ndersa tregoja historine time pasi AIG falimentoi me kishte perfshire nje ndjenje krenarie per ate qe kisha bere dhe vedimin qe kisha marre dhe ne ate moment fillova ta marr veten emocionalisht.

Ligji Sarbanes-Oxley tani ofron mbrojtje per punonjesit qe raportojne praktika te gabuara por shume situata qe krijohen ne korporata  jane te nderlikuara dhe edhe ekspertet ligjore nuk jane gjithnje te nje mendjeje per rastet e mashtrimeve. Robert Prentice eshte profesor biznesi ne Universitetin e Teksasit.

Ligji kishte si synim ti inkurajonte ata qe raportonin ti shperblente dhe ti mbronte nga masat hakmarrese por njekohesisht nuk donte te shkurajonte ata qe bejne ankesa pa baze.

Prentice thote se kompanite duhet te kene nje kod te rrepte etike qe te merret seriozisht nga te gjithe.

Duhet qe drejtuesit e kompanise ta zbatojne se pari kodin dhe te bejne te gjitha perpjekjet qe ai te zbatohet.

Por Prentice thote se nje njeri qe raporton gabimet gjithsesi perballet me ndjenja kunderthenese nga njera ane te jete nje punonjes besnik dhe bashkepunues dhe nga ana tjeter te veproje ne menyre etike. Per Gordon Messie kjo nenkuptoi qe ti rezistonte prirjes per te pare nga ana tjeter pa bere asgje.

Nuk mjafton qe te mos besh asgje nuk mjafton te jesh indiferent dhe te thuash se nuk eshte puna jote duke lejuar mashtrimin qe te vazhdoje.

Edhe ne boten e komplikuar financiare te diteve te sotme thote Massie qendrimi etik i nje personi mund te sjelle ndryshim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›