E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Mazhoranca jo vullnet për reformën parlamentare

Socialistët akuzojnë mazhorancën për mungesë vullneti në realizmin e refomës parlamentare. Deputeti Ditmir Bushati thotë se fakt për këtë është kundërshtimi nga mazhoranca i votimit të fshehtë, që sipas tij bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Europian, e pranuar si referencë nga kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.
 

Deputeti Dimtir Bushati i cili kryeson edhe grupin e punës për reformën parlamentare sqaron se në propozimet e socialistëve përfshihen edhe vërejtjet e dala nga progres raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë.
 

Në paktin e integrimit socialistët kërkojnë që reforma parlamentare të përfundojë në muajin dhjetor. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar kryesocialisti Rama shprehu gatishmërinë për të ngritur një komision ad hoc parlamentar për këtë reformë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›