E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat studentore, qytetari kritikon Ramën pasi përmendi 21 Janarin: Metën e mori në koalicion, atë që dha urdhrin për vrasjet e bëri deputet

Një qytetar, përmes një mesazhi në redaksinë e News24, ka kritikuar vendimet politike të kryeministrit Edi Rama, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 Janarit 2011, kur gjatë protestës para Kryeministrisë u vranë 4 protestues.

21-janari-rama-revolta-e-studenteve-770x433

Në mesazhin e tij, qytetari vë në pikëpyetje aleancat politike të Ramës pas ardhjes në pushtet, duke pretenduar se interesat politike kanë lënë në hije kërkesën për drejtësi për viktimat e asaj ngjarjeje.

“21 Janari ndodhi për bllokun e Ilir Metës dhe u vranë katër persona në protestë kundër qeverisë. Rama e mori Metën në koalicion, ndërsa atë që dha urdhrin për vrasje e bëri deputet”, shkruan qytetari në mesazhin e tij.

Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen protestat e sotme, duke ngritur shqetësimin se debatet për dëmet materiale dhe ndërhyrjet e pretenduara të faktorëve të jashtëm mund të zhvendosin vëmendjen nga kërkesat e studentëve për dorëheqjen e kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›