Protestat të mos shndërrohen në peshore se kush është më i fortë
Ky vit në kuptimin e vendimeve të rëndësishme politike do të jetë mjaft i vështirë. Në këto hapësira të çuditshme ballkanike edhe në vitin që sapo kemi shkelur do përballemi me probleme të cilat kërkojnë zgjedhje fatlume. Ata të cilët dëshirojnë të marrin vendime të rëndësishme politike përfundimisht do të duhej ta kuptojnë së politika është punë serioze. Së vendimet që merren nga ata që e drejtojnë shtetin kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme shoqërore dhe në fatin e njeriut në Kosovë. Natyrisht së edhe politika ndërkombëtare do ta bëjë punën e vet. Do të besonim së gjithçka do të shkojë mirë. Të gjithë do të donim të besojmë në diçka të tillë. Shpresat e shumicës së shqiptarëve janë që në të gjitha planet të ecim me mirë se sa deri me tash. Por, a do të jetë ashtu, shumëçka do të varet nga vet ne. Ky fillim vit nuk ka filluar fort për së mbari, veçmas në planin politik, kur dihet se në veriun e vendit ende po mbretëron situatë e nderë politike e krijuar nga hegjemonizmi serbo-madh. Beogradi zyrtar i ka instrumentalizuar këto struktura që me barrikada ta bëjnë faktike ndarjen e Kosovës. Barrikadat ne veri, hyrje-daljet e kreut më të lartë serb në Kosovë, kanë bërë që edhe politika e Kosovës të vihet në sprovë të madhe. Ka bërë që pozita dhe opozita të kenë qëndrime kundërthënëse lidhur me veriun e vendit, hyrjen pa protokoll shtetëror të presidentit serb, Boris Tadiq në Kosovë, deklaratat e të cilit nuk përkojnë me asgjë, as me realitetin e ri në Kosovë dhe as me rrjedhat demokratike që sjell ky fillim shekull. Por ajo që më së shumti krijoj ndasi në skenën politike pozitë-opozitë ishte një vendim i marrë në Parlamentin e Kosovës rreth reciprocitetit të mallrave me Serbinë. Kjo ishte edhe mollë sherri që nxiti opozitën, pikërisht Vetvendosjen për protesta në dy pika kufitare, në Merdare dhe të Dheu i Bardhë. Eskalimi i dhunës gjatë këtyre protestave ne mes policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të Vetëvendosjes nuk i shërbejnë të mirës së përgjithshme, e veçmas në këtë situatë shumë të disfavorshme të rrjedhave ekonomike me të cilat po përballemi. Vështirësitë politike dhe vështirësitë ekonomike janë faktorë determinues që në qdo situatë të krijuar për ndonjë protestë edhe me motive krejt paqësore siq ishte ajo e Vetvendosjës, të bëjë që njerëzit me lehtë të frustrohen dhe të vije edhe të dhuna. Akumulimi i enegjisë negative për shumë vjet sidomos tek gjeneratat e reja, për shkak të papërspektivës së krijuar për të jetuar në Kosovë, me duket mua, por nuk do të thotë së jamë shumë I saktë , ka bërë që në këto ditë dimri, ata ti përgjigjen thirrjes së Albin Kurtit për të protestuar në veri lidhur me reciprocitetin. Nëse Kuvendi është organi më i lartë i një shteti, Qeveria është dashur edhe ta përfillë një vendim të tillë. Natyrisht së kur ndodhë të mos zbatohet diçka ligjore, ateherë ka mundësi të vijnë në shprehje metodat si kjo nga Vetëvendosja. Përdorimi i dhunës ndaj protestuesve nuk i shërben të mirës së Kosovës. Nëse faktori ndërkombëtar është shprehur kundër këtyre protestave, nuk do të thotë së ata e përkrahin dhunën e kujtdo qoftë në këto situata. Shtetet që na ndihmuan që ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë dhe të cilat ende po na ndihmojnë në konsolidimin e shtetit ligjor, janë shtetet prijetare në demokracinë botërore. Prandaj, si duket ka pasur një keqkuptim nga organet tona shtetërore në këtë drejtim, ose dikush ka dashur ta shfrytëzojë situatën e krijuar për shfryrje të mllefit. Paralajmërimi për protesta paqësore, nga Vetëvendosja nuk është dashur të kuptohet si shpallje lufte. Edhe sikur të ndaleshin për dy apo disa ditë prodhimet serbe që mos të futeshin në Kosovë nuk do të ishte bërë kiameti dhe as që do të binte pushteti. Mendoj së pikërisht këto ngjarje që eskaluan në dhunë, do të kenë ndikim të madh që ndoshta të kemi edhe zgjedhje të parakohshme. Kriminelët serbë krejt për qëllime politike po e barrikadojnë dhe po e izolojnë veriun e Kosovës me muaj të tërë, madje duke sulmuar dhe lënduar pjesëtarët e strukturës me të fuqishme ushtarake në botë- KFOR-in, dhe për çudi po vazhdojnë të tolerohen këto struktura kriminale thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Madje zëshëm nga shumë kush po kërkohet që këta barrikadues bashkë me Serbinë e pareformuar të shpërblehen, me ndonjë status politik me të avancuar së sa parashihet me Planin e Ahtisaarit.
Arsyeja do të duhej të mbizotërojë mbi ndjenjat nga të gjithë në këtë situatë pas këtyre protestave. Mos të hidhet benzinë në zjarr nga askush, sepse kjo seriozisht do ta dëmtonte të ardhmen e vendit. Jemi një shtet i ri, të cilit shumë i nevojitet prosperiteti, qetësia, sundimi i rendit dhe ligjit ne formën me demokratike të saj, e jo rrëshqitja në gjysmë anarshi. Edhe pushteti në radhë të parë, por edhe opozita në këtë rast Vetëvendosja do të duhej ti ulin gjakrat dhe të mendojnë me kokë të ftohur, sepse gjërat e liga nuk i duhen sot kurrkujt, e veçmas shqiptarëve të cilët për 90 vjet kanë vuajtur nën sundimin e huaj. Jemi një popull i vogël që armiqtë shekullor me të cilët jemi të rrethuar, mezi që po presin të përçahemi, e pastaj e kanë më lehtë të veprojnë për ta dëmtuar rëndë të ardhmen e Kosovës dhe kombit në hapësirat ende të trazuara ballkanike. Fundi i shekullit të kaluar dhe ky fillim shekull më të drejtë janë quajtur si shekuj të shqiptarëve, dhe kjo nuk bën lehtë të nëpërkëmbet nga kush do qoftë ai. Vetëm me unitetit mund ti përballojmë të gjitha vështirësitë të cilat paraqiten. Apetitet karrieriste për pushtet janë duke na kushtuar shumë. Çdo konflikt politik, mund të sjellë pasoja që vështirë është të riparohen. Këto protesta të cilat eskaluan në dhunë në fund të fundit më mirë është të kuptohen si diçka që do sjellin avansim të demokracisë, sepse këso ngjarjesh jemi dëshmitarë që po ndohdin edhe në shtetet me demokraci qindvjeçare. Këto protesta nuk është mirë të qitën në peshojë së kush është më i fortë …