E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/ Një gjykim mbi performancën e spiunazhit iranian

16-01-2012 / “Il Foglio”

Kundërspiunazhi iranian është duke punuar për të mbyllur vrimat dhe të metat në sistem dhe për të ndaluar një fushatë sulmesh kundër njerëzve dhe objekteve të programit kombëtar bërthamor. Para ca ditësh, një shkencëtar ka vdekur nga një shpërthim në makinën e tij, Ahmadi Roshan, një drejtor i ri i kompleksit të pasurimi të uraniumit në Natanz, pasi të martën e shkuar, shefi i Shtabit të Izraelit, Benny Gantz, kishte paralajmëruar se Irani duhet “të presë shumë ngjarje të panatyrshme në vitin 2012”.
Megjithatë kundërspiunazhi iranian sukseset më të mëdha deri më tani i kundër shërbimeve amerikane. Ajo që dihet vjen nga disa shpjegime të dhëna në nëntor në hyrje të Këshillit të Ministrave nga Heydar Moslehi, 54 vjeç, kreu i Ministrisë iraniane të Zbulimit. Moslehi tha se në maj 2011 është arrestuar një grup prej 30 informatorësh të CIA-s - disa punojnë për qeverinë - dhe në nëntor u arrestua dhe një grup dytë prej dymbëdhjetë vetash. Në mes ishte dhe arrestimi i një grupi të tretë informatorësh në Bejrut, çka është lehtësuar nga ndihma e dhënë nga Moslehi në teknologji dhe ndarje të burimeve të tij  me shërbimet e inteligjencës të Hezbollah-un dhe ato libaneze. Dhe janë  informacione që nuk mund të studiohen, të paktën në rastin e dy bastisjeve në Teheran, dhe të dënimet për "spiunazh" janë shpesh të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë me Uashingtonin (një qytetar i SHBA, pas një “pensioni” prej katër muajsh, tani është në pritje të ekzekutimit të dënimin me vdekje pas 17 ditësh). Në rastin e Bejrutit, zyrtarëve nga Uashingtoni pa qejf pranojnë se ishte një fatkeqësi.
Mahan Abedin, analist iranian i cili punon jashtë Iranit, shkroi një profil të aktiviteteve të CIA-s duke kryqëzuar media në gjuhën Farsi dhe burimet e tij në Teheran. Ka të paktën gjashtë fusha në të cilat tentohet infiltrimi: programin bërthamor, establishmenti ushtarak, banka dhe financa, logjistika dhe transporti (sidomos ajror), sektori i industrisë së naftës dhe gazit e industria e  softuare, në veçanti kompanitë private që shkruajnë programe me kërkesë dhe punojnë për qeverinë iraniane.
CIA duket se ka krijuar një sektor agjentësh operativë dhe analistë të nivelit të zgjedhur - të gjithë flasin gjuhën Farsi dhe janë veteranë të asaj zone - që punon kryesisht në shtetet që rrethojnë kufirit me Iranin, por edhe në vende të tjera, më të largëta, cka është  interesante për shkak se në lojë janë një numër të madh studentësh iranianë e biznesmenë, në vende të tilla si Malajzia. Sigurisht rekrutuesit fshihen në mesin e organizatave zyrtare dhe jo-amerikane, si ambasadat, zyrat, ndërmarrjeve komerciale, shërbimet e emigracionit, institucionet akademike dhe grupet e ekspertëve, think-thank.
Sipas Abedin, janë pikërisht përpjekjet tepër këmbëngulëse të ekipit të inteligjencës amerikane me shkencëtarë dhe studentë që çoi në zbulimin e grupit të parë, më të madh të informatorëve. Një iranian i “kapur” në Malajzi dhe i “lidhur” me ofertën për një bursë nga një organizatë që ishte para-akademike ka tradhtuar kontaktin e tij, që më pas është vënë nën vëzhgim nga Ministria iraniane. Ai bëri të zbulohen të gjithë të tjerët. ABC News amerikane e ka konfirmuar  këtë lajm e vitin e kaluar: "Zyrtarët amerikanë pranuan se muajin e kaluar kishin pësuar një goditje kur një rrjeti spiunazhi u zbulua në Iran:" Mblidhnim informacione sekrete nga konkurrentët që janë duke bërë agresivë e u përpjekur për të gjetur spiunët në mesin e tyre, dhe është një detyrë shumë e ekspozuar ndaj rreziqeve”.
Për Abedin, edhe  sulmi studentor ndaj ambasadës britanike në Teheran, që çoi në evakuimin e 29 nëntorit 2011, ishte në këtë logjikë. Ambasadori britanik ishte i qartë: "Ishte një sulm i shtetit”. Ambasada ishte gjithashtu një mbulim i rëndësishëm për spiunazh, dhe kështu ishin ambasadat e tjera evropiane në kryeqytet që për protestë kundër mosveprimit flagrant të qeverisë së Iranit u mbyllën menjëherë më pas. Në hapësirën e një pasdite diplomatët e gjysmës së Evropës kishin ikur dhe një krisje tjetër të sigurisë  iraniane ishte bllokuar brutalisht.
Një operacion tjetër kundër spiunazhit amerikan ishte në fillim të dhjetorit  me kapjen e një ekzemplari në gjendje të përsosur “Sentinel-170 RQ”, një avion pa pilot i sofistikuar e i përdorur nga Pentagoni për të mbikëqyrur instalimin e programit bërthamor nga bazat e Afganistanit fqinje. Iranianët pretendojnë ta kenë zotëruar me kontrollin informatik dhe e kanë ulur në një pistë duke mashtruar kompjuterin në bord. Disa analistë e kundërshtojnë këtë version, por Pentagoni ka marrë kohë për të hetuar arsyet dhe fluturimet e droneve ndaj Iranit  kanë filluar vetëm katër ditë më parë.
Abedin arrin në përfundimin se, në dritën e përparimit të shpejtë, i kundër-inteligjenca iraniane është ende larg nga të qenit në gjendje për ta bërë të vështirë dhe të kushtueshëm operacionet e huaja të inteligjencës brenda Iranit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›