E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia me 12 nentor do te mblidhet Asambleja e Partise Socialiste



Eneida Jacaj - Pas me shume se nje ore diskutimesh me dyer te mbyllura Kryesia e Partise Socialiste mori vendimin te therrase me 12 nentor Asamblene e Partise Socialiste. Deputetja e PS-se Mimi Kodheli pas mbledhjes beri me dije se Asambleja e PS-se do te diskutoje dy ngjarje te rendesishme per cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit dhe strategjia qe PS-ja do te ndjeke ne vijim. Gjate mbledhjes se Kryesise eshte diskutuar edhe per letren e Erion Braces drejtuar kesaj te fundit per problemet ne zgjedhjen e kreut te PS-se se rrethit te Beratit.
Kodheli
Sapo mbaruam mbledhjen e Kryesise se PSSH. Kryesia mori vendim qe ne daten 12 nentor te premten ne ora 1100 te therrase Asamblene Kombetare te PS-se me synimin qe te diskutohen dy ngjarje te rendesishme. Sic jane ato qe priten ne daten 8-9 nentor dhe pa dyshim te diskutohet lidhur me cfare ka ndodhur ne jeten politike te vendit ne kete periudhe si dhe me strategjine qe PS-ja do te ndjeke ne punen e saj ne vazhdim - u shpreh Kodheli duke shtuar Midis ceshtjeve qe u diskutuan u prek edhe nje problem si ai i disa shqetesimeve qe solli i deleguari i Kryesise se PS-se deputeti Erion Brace lidhur me probleme organizative dhe statusore te qarkut te Beratit. Mendoj qe me mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se do te kemi nje zhvillim tjeter pozitiv ku do te merren vendime te rendesishme lidhur me ate cka ndodh sot ne Shqiperi. Gjithe problematiken qe vendi ka gjithe problematiken qe politika e maxhorances ka sjelle per vendin dhe me shpresen qe ne te ardhmen do te kemi zhvillime te reja absolutisht pozitive qe lidhen me mbarevajtjen e jetes ne vend.
Protestat
Me date 9 nentor do te mblidhet tryeza e Opozites se Bashkuar per vijimin e protestave ne mbare vendin pas refuzimit te ofertes se PS-se nga maxhoranca per transparencen e zgjedhjeve. Tryeza do te mblidhet nje dite pas mbledhjes se ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian qe do te mbahet ne datat 7-8 nentor per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Duke mbetur ne kuadrin e protestave ish-presidenti Rexhep Meidani i ka bere thirrje opozites te mos i vijoje protestat pasi ato e realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Per Meidanin vijimi i protestave eshte nje strategji e konsumuar per opoziten. Ai ka theksuar se Partia Socialiste duhet te gjeje rruge te tjera per drejtimin e saj. Gjithashtu sipas tij PS-ja duhet te ndryshoje levizjet dhe kuotat e veprimit te saj dhe te mos mbetet ne kete fantazi politike. Ne keto kushte ai u ka bere thirrje te dyja forcave politike ti japin fund kesaj loje politike dhe te gjejne nje zgjidhje per krizen. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik - eshte shprehur Meidani.

Presidenti Topi Korrupsioni mbetet i larte pavaresisht progresit

Presidenti Bamir Topi gjate vizites se tij ne Mbreterine e Bashkuar takoi drejtuesin dhe themeluesin e revistes FIRST Rupert Gudman per te cilin dha nje interviste. Intervista kryesisht eshte perqendruar ne ceshtjet politike dhe ekonomike te vendit tone. Presidenti Topi vleresoi se edhe pse raporti i fundit i Transparency International Albania beri te ditur se Shqiperia u ngrit tete vende me lart ne luften kunder korrupsionit perseri niveli i perceptuar i korrupsionit eshte i larte. Duke marre ne konsiderate te vecante shkaqet dhe trashegimine e korrupsionit ne Shqiperi qe prej fillimit ne detyren e Presidentit te Republikes kam dhene mesazhe te qarta per luften qe i duhet bere korrupsionit vecanerisht ne fushen e institucioneve te drejtesise. Te gjitha perpjekjet i kam drejtuar ne thellimin e reformave ne Drejtesi dhe ne permiresimin e cilesise se institucioneve te drejtesise me qellim qe politika ti largoje duart nga vendimmarrja e institucioneve te drejtesise - u shpreh Topi. Kreu i Shtetit theksoi se nje nivel perceptimi me i ulet i korrupsionit ne institucionet e drejtesise dhe zgjidhja e problemeve te pronesise dhe te drejtave mbi ate zgjojne interesin dhe vemendjen e investimit te huaj.
Duke u ndalur te qendrimi i PS-se ndaj Parlamentit presidenti Topi theksoi edhe nje here se i ka inkurajuar forcat politike per ti dhene fund krizes politike nepermjet dialogut. Gjithmone duke respektuar kuadrin kushtetues here pas here kryesisht ne momentet me oportune i kam inkurajuar forcat politike per te forcuar dhe zgjeruar dialogun ndermjet tyre ne perputhje me rekomandimet e BE-se dhe aleateve tane strategjike duke perfshire ketu edhe perpjekjet e bera per te arritur nje zgjidhje ne nje tavoline te perbashket me dy forcat kryesore politike ne debat - u shpreh Topi.
Kriza globale preku sektorin e ekonomise ne te gjithe boten ndersa ne vendin tone sipas presidentit Topi ajo e shtriu ndikimin e saj nga fundi i vitit 2009 dhe gjate vitit 2010 duke e ulur nen mesataren e viteve te fundit perqindjen e rritjes ekonomike duke kufizuar kreditimin e sektorit privat te ekonomise. Perpjekjet jane perqendruar ne ruajtjen e kerkeses se brendshme rritjes se eksporteve dhe mbajtjes se inflacionit ne kufirin e parashikuar nga Banka e Shqiperise per periudhen afatmesme shkurtimin e borxhit dhe shlyerjen e huave me interes te larte. Sidoqofte mbetemi te motivuar per nje trajtim profesional te situates ekonomike qe shpresojme te njohe rritje te reja - tha Topi.
Kriza greke pati ndikimin e saj ne ekonomine e vendit tone. Presidenti Topi u shpreh se kriza greke perfshiu dy aspekte renien e nivelit te remitancave te emigranteve shqiptare ne Greqi dhe kufizimin e kreditimit te sektorit privat te ekonomise shqiptare nga bankat greke qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne Shqiperi. Bankat greke ne Shqiperi dhe ne rajon kane nje peshe te konsiderueshme specifike te tregut bankar ne rajon dhe natyrisht kjo do marre ne konsiderate nga te gjithe vendet e rajonit sepse pervec kesaj Greqia eshte edhe nje partner i rendesishem tregtar - u shpreh Topi.

5 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›