E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria ofron klimë të favorshme për biznesin bullgar”

23-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha përshëndet Forumin Ekonomik Shqipëri-Bullgari: Do ndërtojmë korridoret e mëdha të tregut – sfidë Korridori VIII

Në kuadër të vizitës së Kryeministrit bullgar Boyko Borisso në Shqipëri, u zhvillua dje Forumi Ekonomik Shqipëri-Bullgari, i organizuar nga Dhomat e Tregtisë së dy vendeve dhe me mbështetjen e qeverive respektive, me pjesëmarrjen e biznesmenëve e investitorëve nga të dy vendet. Teksa vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes dy vendeve, Berisha gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik shqiptaro- bullgar, theksoi se sot më shumë se kurrë këto marrëdhënie kanë nevojë për angazhimin e biznesit.
Kryeministri Berisha u përqendrua në potencialet që ofron Shqipëria për investitorët, klimën e favorshme për biznes e investime, si dhe në domosdoshmërinë e ndërtimit të infrastrukturave lidhëse midis vendeve të rajonit, për të bërë të mundur shfrytëzimin e potencialeve të mëdha që rajoni i Ballkanit ka.
Ai theksoi se falë reformave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria, ekonomia shqiptare i rezistoi krizës dhe nuk ra në recension.
Kreu i qeverisë solli në vëmendje gjithashtu se Shqipëria ka një nga regjimet fiskale më ulëta në Evropë.
Duke u ndalur specifikisht në potencialet ekonomike që ofron Shqipëria, kryeministri veçoi sektorin e turizmit, atë energjetik dhe sektorin minerar, duke garantuar investitorët se qeveritë e të dy vendeve do të ndërtojnë korridoret e mëdha të tregut.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›