E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e Mjaft para ambasadës greke


Para ambasadës greke në Tiranë janë zhvilluar një sërë protestash, të cilat kanë ardhur menjëherë pas skandalit të videos së ushtarëve të marinës greke, të cilët kanë hedhur parrulla dhe sharje raciste, kundër shqiptarëve dhe turqve në ditën e 25 marsit, festës kombëtare greke. Shoqata antiqeveritare janë bashkuar në këtë protestë me moton "Greqia, turpi i BE-së". Në këtë protestë morën pjesë edhe deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. "Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar", ishte një prej fjalëve të thëna në paradën e ushtarëve të marinës greke një ditë më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›