Shoqëria-Kultura | 26.03.2010

Zona malore e Dukagjinit, me kater komunat e saj në rrethin e Shkodrës, vazhdon të jetë më e varfëra në shkallë vëndi. Kohët e fundit, banorët që jetojnë atje dhe drejtuesit vendor, po bëjnë përpjekje për të terhequr vëmëndjen e strukturave shtetërore dhe organizatave joqeveritare, për të ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe ekonomisë së rajonit. Prej më shumë se 18 vitesh, banorët e këtyre anëve, po largohen nga fshatrat e tyre dhe kjo për shkak të varfërisë së tejskajshme, mungesës së vëmendjes së duhur dhe infrastrukturës së shkatërruar:
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një tren udhëton nga Tirana për në Shkodër
Një nga problemet kryesore për këtë zonë sot është infrastruktura rrugore, pasi rregullimi i saj do të ndihmonte në përmirësimin e jetesës këtu, e cila njihet për resurset e pasura natyrore , shprehet një banor.
Më shumë vëmëndje dhe përkujdesje nga ana e qeverisë ndaj këtij rajoni ka kërkuar edhe Arqipeshkvi Metropolit i Arkidioqezës së Shkodër- Pultit, Monsinjor Angjelo Masafra:
Nga kjo varfëri, mund të lindë mendimi për të mbijetuar nga mbjellja e drogës ose përfitime të tjera të volitshme dhe pasurimi pa shumë mundë. Prandaj i kërkoi strukturave shterërore që të bëjnë diçka për banorët e këtyre zonave .
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, thekson se për zonën e Dukagjinit, tashmë janë gati strategjitë e zhvillimit ekonomik dhe brenda një afati të shkurtër kohor, fillon zbatimi i tyre në terren:
Zona e Dukagjinit ka një disproporcion midis resurseve që posedon, burimeve natyrore dhe zhvillimit të saj ekonomik. Të gjithë e dimë se kjo zonë, ka një prapambetje historike të trashëguar. Në fakt janë evidente iniciativat e qeverisë për të rritur vëmëndjen e saj si në nivelin e investimeve, ashtu edhe në atë të shërbimeve në këtë zonë.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: I rëndësishëm edhe investimi në sektorin energjetik
Projektet dhe investimet do të përqëndrohen kryesisht në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. Sipas kryetarit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi, do të ndërhyhet për të trajtuar dhe vënë në eficencë të gjitha resurset natyrore të rajonit dhe potencialet turistike e hidrike të tij, në mënyrë që zona e thellë e Dukagjinit të dalë përfundimisht nga prapambetja në të cilën ndodhet aktualisht:
Në kuadër të vendimeve të reja të qeverisë, së pari do të fillojmë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, për të vazhduar më tej në zhvillimin sektorial dhe atë rajonal të krejt zonës .
Sipas përfaqësueses së Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim GTZ, Edlira Kruja, po ndërmerren disa projekte të rëndësishme për nxjerrjen e zonës së Dukagjinit nga situata e vështirë në të cilin ndodhet. Ato kryesisht konsistojnë në uljen e papunësisë dhe nxitjen e sektorit të biznesit në këtë rajon:
Ne si agjenci, kemi marrë përsipër që të fillojmë një prej projekteve tona, i cili konsiston në turizmin familjar në zonën e Thethit. Një projekt ky i cili mori udhë pas analizës së bërë nga ekspertët ndërkombëtar për zonat malore dhe që do të pasohet nga financime të tjera të këtij karakteri.
Intelektualët dhe banorët e zonës së Dukagjinit, përmes botimit të revistës dhe gazetës së tyre, po bëjnë përpjekje për të tërhequr vëmëndjen e strukturave përkatëse, për të ndikuar në nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.
Autor: Leka Plani
Redaktoi: Esat Ahmeti