E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste e dhunshme ne Indi

Ka qenë një protestë që është transformuar në një tragjedi ajo në indi. Punëtorët e zemëruar të një plantacioni çaji, pasi prej muajsh nuk merrnin pagën, i kanë vënë flakën plantacionit duke djegur të gjallë pronarët e tij. 
Rreth një mijë persona i kanë vënë zjarrin rezidencës së pronarëve, duke bërë që të dy bashkëshortët të digjeshin të gjallë. Punëtorët e krahut kishin muaj që nuk paguheshin por ajo që ka ndezur zemërimin ka qenë pushimi nga puna i dy prej tyre. 
Incidenti ndodhi në shtetin Asam në një plantacionet e njohura në botë për prodhimin e çajit. Punëtorët shpesh kishin zhvilluar greva dhe protesta për përmirësimin e  kushteve të punës dhe për rritjen e pagës. 
Policia ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›