E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë e lodhtë e BSPK-së

(E plotësuar) BSPK ka kërkuar zbatimin e ligjeve për të drejtat e punëtorëve në praktikë, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, zbatimin e marrëveshjes për pagën minimale prej 220 euro, miratimin e ligjit për pensionistët, pranimin e stazhit të punës për vitet 1990-1999, krijimin e fondit social për punëtorët dhe funksionimin e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme për 20% nga privatizimi i ndërmarrjeve.

------

Ka nisur protesta e organizuar nga BSPK-ja me moton “pesë minuta para dymbëdhjetëve”.

Në protestë po marrin pjesë mbi 100 punëtorë, pensionistë e të pa punët cilët po kërkojnë kushte më të mira të punës në sektorin publik dhe privat privat.

Kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi, tha se “nëse kërkesat nuk përmbushën, BSPK-ja do të merr hapat, të cilët deri më ma tash nuk i ka ndërmarr”

Protesta mbahet në sheshin “Nënë Tereza“ në Prishtinë.

“Trepça është e jona”, “Zgjohuni inspektorë të punës” janë disa nga parullat e protestuesve. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›