E Diel, 1 Nëntor 2026

Proteste e serbeve kunder EULEX-it

Serbet e Leposaviqit kane protestuar kunder vendosjes se nje antene nga ana e EULEX-it ne piken kufitare te quajtur Porta 1. Misioni evropian ka thene se nuk do te toleroje asnje akt dhune qofte kunder stafit qofte kunder pajisjeve te misionit. Vendosja e nje antene nga ana e EULEX-it ka nxitur nje proteste te serbeve te veriut. Dhjetera serbe te Leposaviqit jane mbledhur ne piken kufitare te Jarines per te kundershtuar vendosjen e antenes e cila u sherben nevojave te misionit evropian. Protesta sipas zevendeskomandantit te Policise per rajonin e Mitrovices Ergin Medic ka qene e qete. Ne Jarine kemi proteste te qytetareve te Leposaviqit. Diku rreth 30 - 50 njerez jane mbledhur ne Jarine. Protesta eshte e qete nuk ka asnje akt dhune dhe sipas informacioneve tona arsyeja e protestes eshte vendosja e antenes per komunikim ne Porten 1 dhe e cila sherben per komunikim te EULEX-it - ka thene Medic. Misioni evropian per sundimin e ligjit ka bere te ditur se pajisja eshte vendosur per tu shfrytezuar vetem per nevoja te misionit. Ky mision ka thene se nuk do te toleroje akte dhune. Ndersa zedhenesi Blerim Krasniqi ka shpjeguar se ka pasur nje pajtim paraprak per vendosjen e antenes. EULEX-i ka vendosur nje antene ne Porten 1 e cila do te perdoret ekskluzivisht per nevojat e misionit ne fushen e policise dhe doganave. eshtja e vendosjes se saj eshte diskutuar dhe eshte rene dakord bashkerisht nga te gjitha palet e interesuara duke perfshire UNMIK-un dhe udheheqesit e komuniteteve - ka bere te ditur Krasniqi. Patrullime ne kembe pika kontrolli dhe prani e shtuar e ushtareve dhe policeve verehen ne dy ditet e fundit ne rajonin e Mitrovices. Nderkohe EULEX-i ne ditet e fundit arrestoi dy te dyshuarit e pare serbe nen akuzat per krim te organizuar. Ky mision ka bere te ditur se ka nje liste prej 25 personash te dyshuar nder ta 6 per krime te renda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›