E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne pritje te zgjedhjeve

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi i ka ftuar diten e premte te gjitha partite politike te perfaqesuara ne Parlament qe te diskutojne ne nje takim te perbashket lidhur me caktimin e dates se zgjedhjeve

Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi i ka ftuar diten e premte te gjitha partite politike te perfaqesuara ne Parlament qe te diskutojne ne nje takim te perbashket lidhur me caktimin e dates se zgjedhjeve te parakohshme dhe ceshtjen e pakos se reformave zgjedhore. Nderkohe partite politike vazhdojne te paraqesin pikepamje te ndryshme per kohen e organizimit te zgjedhjeve te ardhshme.

Partite politike te perfaqesuara ne Parlamentin e Kosoves pritet ti paraqesin te premten ne nje takim te perbashket me ushtruesin e detyres se Presidentit Jakup Krasniqi pikepamjet e tyre ne lidhje me organizimin e zgjedhjeve te parakohshme.

Data e organizimit te ketyre zgjedhjeve dhe miratimi i pakos se reformave zgjedhore thuhet te jene temat kryesore te ketij takimi. Ushtruesi i detyres se Presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka thene se ka perfunduar nje raund bisedimesh vec e vec me te gjitha partite parlamentare dhe joparlamentare dhe se tash pas takimit te perbashket do ta kete me lehte te vije deri te disa qendrime te perbashketa ne lidhje me caktimin e dates se zgjedhjeve.

Besoj qe neser do te sqarojme shumecka por gjithnje duke qene bisedat dhe marrja e vendimit perfundimtar mbi bazen e afatit kushtetues qe i jepet ushtruesit te detyres se presidentit - ka thene Krasniqi. Aktualisht Partia Demokratike e Kosoves e ka mbeshtetur organizimin e zgjedhjeve qysh ne janar apo me se largu ne fillim te shkurtit.

Anetari i Kryesise se PDK-se Xhavit Haliti ka thene se organizimi i zgjedhjeve kerkon respektimin afateve kushtetuese qe nenkupton edhe afatet pas dites se votimit deri te konstituimi i institucioneve te reja. Janari shkurti mund te jene datat apo afatet kohore te cilat do ta permbyllnin afatin kushtetues te zgjedhjeve - eshte shprehur Haliti.

Me qendrimet e PDK-se nuk eshte pajtuar shumica e spektrit politik. Edhe Lidhja Demokratike e Kosoves si partnere e PDK-se ne qeverine aktuale sipas anetarit te Kryesise Ismet Beqiri nuk preferon janarin apo shkurtin por pjesen e pare te muajit mars per organizimin e zgjedhjeve.

LDK-ja nuk ka pranuar te kete zgjedhje kete vit sic nuk pranon nuk e perkrah ate qe po del shpesh si date e qe eshte 30 janari. LDK-ja nuk ka asnje marreveshje me PDK-ne per kete pune. Ne e kemi thene qe zgjedhje te kete minimum javen e pare te marsit dhe kjo eshte brenda afatit ligjor - ka deklaruar Beqiri.

Pavaresisht ketyre qendrimeve jo te harmonizuara ndermjet dy partive ne koalicion deputetja opozitare nga radhet e Lidhjes Demokratike te Dardanise Besa Gaxherri eshte shprehur se pret qe ne fund pikerisht PDK-ja dhe LDK-ja te vendosin per daten pa nje konsensus te pergjithshem politik.

Gaxherri ka kritikuar edhe spektrin opozitar qe nuk ka nje qendrim unik.

Fatkeqesisht duhet ta them qe edhe per keto zgjedhje do te vendosin prape dy partite ne pushtet. Kam frike se do tu imponohet partive parlamentare dhe atyre jashte parlamentit data e zgjedhjeve. Por mos te harrojme ta themi se sikur te kishte nje koordinim me te mire te partive jashte pushtetit do te mund te benim nje nderhyrje apo nje kerkese me reale qe se paku ne zgjedhje te hyjme me te pergatitur - ka theksuar Gaxherri.

Mbajtjen e zgjedhjeve gjate dimrit e ka kundershtuar Aleanca per Ardhmerine e Kosoves perderisa Aleanca Kosova e Re e sheh si afat te pershtatshem edhe muajin shkurt.

Organizimi i zgjedhjeve te parakohshme nga partite e koalicionit qeverises shihet si zgjidhje e vetme pas doreheqjes nga posti i Presidentit te Fatmir Sejdiut pasi qe Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar shkelje serioze kushtetuese mbajtjen e dy posteve nga ana e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›