E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë kundër arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot kundër arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ata kërkuan para selisë së EULEX-it, lirimin e menjëhershëm të tyre, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.
 

Protesta e organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, filloi para Fakultetit Filologjik, duke vazhduar rrugën drejt selisë së EULEX-it. Studentët protestuan në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.
 

Organizatorët e protestës kërkuan që EULEX-i të heqë kompetencat ekzekutive dhe lirimin e menjëhershëm të 8-të ish luftëtarëve të UÇK-së, të cilët po hetohen për krime lufte.
 

Kryetari i parlamentit të studentëve, Selim Daku, para selisë së EULEX-it, i bëri thirrje këtij misioni, që të mos njollosë luftën çlirimtare të UÇK-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›