E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste ne kerkim te votes se lire

Ne podiumin e ngritur para kryeministrise, organizatoret e protestes opozitare, ne kerkim te votes se lire po marrin fjalen para qytetareve manifestues.

Socialisti Gramoz Ruci deklaroi se nuk ka terheqje ne kerkesen per transparencen e votimeve te qershorit, pasi nuk mund te tolerohet marrja e pushtetit nga kasta aktuale padrejtesisht.

"Berisha, hap kutite e votimit sot, pasi neser do te jete shume vone!", tha Ruci, fjala e te cilit u prit me ovacione nga te pranishmit.

Ruci deklaroi se pikerisht ne kutite e mbyllura ndodhet prova e krimit elektoral.

Nderkohe kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule theksoi se Shqiperia nuk ka nje lidership qe ta coje vendin ne Bruksel, pasi drejt Bashkimit Europian shkohet vetem me transparence. "Ne duam nje shtet te se drejtes se lire", theksoi Dule.

Edhe demokristianet jane bashkuar ne proteste, te shqetesuar per vjedhjen e votes se lire.

"I bej thirrje prokurorise se Pergjithshme ne respekt te ligjit te mos perkulet nga presionet politike per te hetuar zgjedhjet", u shpreh kreu i PDK-se, Nard Ndoka.

Ky i fundit shprehu shqetesim edhe nivelin e larte te korrupsionit ne vend, duke e cilesuar si te deshtuar politiken antikorrupsion dhe te krimit te organizuar te qeverise.

Lideri i radhes qe mori fjalen para protestuesve ishte ai i i Demokracise Sociale, Paskal Milo, i cili kerkoi zgjedhje me rregulla loje, me arbiter te besueshem dhe jo nga kriminele te liruar nga burgjet.

"Shqiperia ka nevoje per zgjidhje dhe jo per formula kompromisi. U kercenua liria e votes se shqiptareve dhe kjo nuk mund te tolerohet", u shpreh Milo, i cili theksoi se te gjithe jane bashkuar per lirine e zgjedhjes.

Ndersa socialisti Pandeli Majko i beri thirrje te gjitheve qe te jene te bashkuar per te kerkuar te drejten e votes.

"Ky impenjim i juaji ka mbushur kete shesh per te voten e lire. Ketu nuk jane vetem socialiste, por edhe demokrate, republikane, demokristiane qe iu eshte vjedhur e drejta", u shpreh Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›