"Nata e Bardhë", Tirana do tëgdhihet me festime

Që nga fëmijët deri tek të mushuarit mbrëmjen e 29 nëntrorit do të kenë mundësi të festojnë deri në orët e para të mëngjesit. Bashkia e Tiranës organizon për të gjashtin vit rradhazi "Natën e Bardhë" në kryeqytet. Nata e Bardhë, mund të themi se tashmë po kthehet në një traditë në kryeqytet, në kujtim të ditës së çlirimit të vendit nga pushtimi gjerman. Të gjitha aktivitetet fillojnë në orën 18.00 dhe hapen me Bandën e Qytetit. Më pas Bashkia hap dyert për qytetarët kryeqytetas dhe jo vetëm (vizita në zyrën e Kryebashkiakut). Kjo datë, është vendosur nga Bashkia e Tiranës, që të jetë një natë festive për të gjitha moshat, duke filluar nga pasditja e deri në orët e vona të mesnatës. Kjo natë mendohet të jetë një natë e mbushur me aktivitete artistike, sheshe me zjarre partizane, një gjallëri në sheshe dhe rrugë ku do të spikasin një sërë aktivitetesh me grupe muzikore, letrare, sportive, aktivitete krijuese në pikturë, etj. Në fakt kjo festë më shumë se të gjithë pritet nga të rinjtë të cilët tashmë kanë prenotuar në lokalet me muzikë të kryeqytetit ku si zakonisht e zbardhin nën shijen e pijeve të ndryshme dhe muzëkës së tyre të preferuar.