E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protestë për lirimin e Fredi Belerit, kryebashkiaku i Athinës sot në Himarë

Athina intensifikon përpjekjet për lirimin nga paraburgimi të kryetarit të zgjedhur te Himarës, Fredi Belerit.

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis, mbërrin këtë të hënë (14 gusht) në Himarë për t’iu bashkuar tubimit të organizuar nga “Omonia” për lirimin, betimin dhe marrjen e detyrës së kryebashkiakut nga Beleri.

Tubimi do të mbahet në orën 18:00 në Pedonalen Qendrore të Himarës dhe vjen në kuadër të skadimit të afatit tremujor të parashikuar nga ligji zgjedhor për betimin e Belerit.

Kalimi i afatit do t’i mundësojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vijojë me përsëritjen e zgjedhjeve.

Omonia, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, shkruan: “Është nderi dhe gëzimi ynë i madh që kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis, do të marrë pjesë në këtë përpjekje me praninë e tij, duke kontribuar praktikisht si person i Vetvetes. Qeveria, për respektimin e institucioneve demokratike. Gjithashtu duam të falënderojmë të gjitha komunat për mbështetjen dhe mbështetjen praktike . Na mbushin me forcë dhe optimizëm. Nuk do ta harrojmë kurrë”.

Të premten (11 gusht), Beleri u vizitua në ambientet e paraburgimit nga deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ky i fundit u paralajmëroi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të prishen nëse Beleri nuk betohet si kryebashkiak.

Beleri u arrestua më 12 maj, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

E ndërsa sot në Himarë protestohet për lirimin e Belerit, po përfundon edhe afati i tij për t’u betuar si kryebashkiak. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë më herët ka thënë se afati për t’u betuar është tre muaj, ndërsa shtonte se për aq kohë sa nuk ka vendim të formës së prerë, Beleri mund ta marrë mandatin e kryebashkiakut.

Por çfarë parashikon Ligji për Vetëqeverisjen Vendore për këtë rast?

Neni 61

Përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë

  1. Mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari: a) nuk pranon të bëjë betimin; b) jep dorëheqjen; c) nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur; ç) shkarkohet, sipas nenit 62 të këtij ligji; d) kandidon për deputet; dh) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë; e) vdes.
  2. Kryetari i bashkisë në rastet e dorëheqjes e depoziton atë pranë këshillit bashkiak përkatës.

Sekretari i këshillit, për ndjekjen e procedurave të nevojshme, njofton prefektin për dorëheqjen e kryetarit.

  1. Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit.
  2. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
  3. Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
  4. Në rastin kur vendi i kryetarit të bashkisë mbetet vakant gjatë 6 muajve të fundit të mandatit të tij, këshilli përkatës zgjedh nga radhët e veta një kryetar të ri me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, i cili ushtron funksionet deri në përfundim të mandatit.

Neni 62

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

  1. kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
  2. dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
  3. propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›