Trafiqet e paligjshme dhe efektiviteti në hetime, Balla takon Ambasadorin e Turqisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me Ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kagan Atay.
Gjatë bisedës mes tyre, dyshja vuri theksin te forcimi i bashkëpunimit mes dy agjencive ligjzbatuese mes dy vendeve, në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe rritjes së efiçencës së hetimeve të përbashkëta.
“Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/