E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proteste per pronat tenton te hidhet nga shtylla e tensionit te larte

Një person rreth të 60-ve ka kërcënuar se do të hidhet nga një shtyllë tensioni të energjisë elektrike. Pasi ka hipur në majën e kësaj shtylle, një person rreth të 60-ve ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, dukë deklaruar se ai do të hidhej nga shtylla. Mësohet se personi është Cush Saliaj, rreth 60 vjeç.

Pas alarmit të banorëve në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë punonjës të policisë, zjarrfikës dhe forca të rendit. Në këto momente po punohet nga policia për të bindur Saliajt që të ulet nga shtylla.

Sipas të dhënave paraprake, Saliaj ka zgjedhur këtë formë reagimi për të protestuar një çështje pronash.

Kjo mënyrë duket se i është dukur më e përshtatshme 60 vjeçarit për të zgjidhur problemin e tij me pronat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›