Udhetonte me biciklete e aksidenton makina per vdekje

Aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin rrugor Lushnjë -Berat.
Viktima Gjergji Kondakçiu 38 vjeç nga fshati Poshnje ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin e goditjes nga një automjet.
Sipas policisë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar për ngjarjen. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës pranë fshatit Stan Karbunarë.
Policia është vënë në kërkim të autorit i cili është larguar pas aksidentit. Viktima është dërguar në morgun e spitalit Lushnjë. Aksidentet rrugore në këtë aks janë të pakta, madje edhe qarkullimi i automjeteve është i vogël .Ky është aksidenti i parë i ndodhur për këtë vit në rrugën nacionale Lushnjë -Berat.