Votat ne kutite e gabuara Brace KQZ do mbaje pergjegjesi penale
"Kryeministri tha se nuk ka nen në Kodin Zgjedhor që konsideron fletët e votimit që Ristani dhe tre të tjerë në KQZ po marrin nëpër duar, që t'i konsiderojë të pavlefshme. Kryeministri i vendit gënjen.
Ajo që KQZ po bën në kundërshtim me nenin 118, pika a e Kodit Zgjedhor është vepër penale, dhe për këtë vepër penale që ka si pasojë manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë, Arben Ristani dhe tre të tjerë janë kallëzuar penalisht dhe do mbajnë përgjegjësi penale për ato vota që Berisha thotë se KQZ po numëron, rinumëron dhe janë vota që janë lejuar, vlerësuar,numëruar si të pavlefshme"-tha deputeti i PS-së, Erion Braçe.