E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tre shpërthime të njëpasnjëshme në Kiev, kryebashkiaku thirrje banorëve: Qëndroni në strehimore

Tre shpërthime janë shënuar në kryeqytetin ukrainas, Kievin duke dëmtuar dhjetëra banesa. Kryebashkiaku Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në vendet e strehimit pasi sulmet ajrore nga Rusia nuk ndalen.

“Shpërthimi në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit. Të gjitha shërbimet vijojnë në vend. Alarmi ajror vazhdon. Qëndroni në strehimore!”, shkroi Klitschko në rrjetet sociale.

Presidenca ukrainase ka bërë me dije se sulmet ishin nga të ashtuquajturat drone kamikaze. Shpërthimet në Kiev, vijnë një javë pasi kryeqyteti u godit nga disa raketa ruse në një sulm që la 19 të vdekur. 

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet javën e kaluar ishin në hakmarrje për bombardimin e një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, për të cilën ai fajësoi Ukrainën. Ishte hera e parë gjatë luftës që qendra e Kievit ishte vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë.

Në fillim të kësaj jave, Putin tha se nuk kishte nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë në Ukrainë. Shumica e objektivave të përcaktuara ishin goditur, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte vendin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›