E Diel, 1 Nëntor 2026

Sivjet, 336 nxënës pejanë braktisën shkollat

Faktorë të ndryshëm, sidomos kushtet e rënda ekonomike kanë ndikuar që vetëm gjatë këtij viti akademik 336 nxënës nga komuna e Pejës të braktisin shkollimin fillor dhe të mesëm.

Mbikëqyrësi për arsim në KK të Pejës, Musa Krasniqi, bëri të ditur se vetëm për këtë vit akademik 2009/10 nga shkollat e mesme janë 199 nxënës që kanë ndërprerë shkollimin, kurse nga shkollat fillore 137 nxënës.

Zyrtarët komunalë e pranojnë faktin se është shqetësues numri i madh i braktisjeve të shkollimit, ndërsa kanë theksuar përkushtimin institucional për të parandaluar këtë dukuri. Drejtori i Arsimit, Ilir Kelmendi ka thënë se janë shumë faktorë që kanë ndikuar të këtë numër kaq të madh të braktisjes së shkollimit, duke filluar nga kushtet e rënda ekonomike e sociale, pastaj emigrimi në botën e jashtme dhe shumë arsye tjera të pa definuara.

“Po mundohemi që sipas mundësive të parandalojmë këtë dukuri mjaft shqetësuese”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›