E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten pensionet vullnetare

AMF

Tregu i pensioneve vullnetare, pavarësisht rritjes së kontributeve dhe numrit të anëtarëve për periudhën janar - mars 2010, vazhdon të mbetet ende një treg i vogël, i cili pritet të zhvillohet pas ndryshimeve të fundit ligjore. Të dhënat e fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se, rritja e vlerës së kontributeve dhe numrit të anëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, është përkatësisht në masën 42.20 për qind dhe 14.93 për qind, ndërsa po të krahasohet me 31.12.2009 kjo rritje është përkatësisht në masën 11.2 për qind dhe 1.3 për qind. Në total, tregu i pensioneve vullnetare në tremujorin e parë 2010 arrin në 81 milionë lekë, nga 53 milionë lekë që ishte në tremujorin e parë 2009.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›