E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protestuan me koshere bletësh, policia arreston bletërritësit

Katër bletërritës janë ndaluar në Kili pas një proteste ku iu bë thirrje qeverisë që të mbështeste industrinë e tyre. Bletërritësit mbajtën demonstratë jashtë pallatit presidencian në kryeqytetin Santiago.

Shtatë oficerë policie u pickuan nga bletët ndërsa po përpiqeshin të lëviznin zgjojet e bletëve të cilat protestuesit I kishin vendosur për të bllokuar një rrugë kryesore.

Thatësira e zgjatur ka dëmtuar rëndë rritjen e bletëve në Kili, duke prekur burimet kryesore të këtyre insekteve, si lulet dhe të korrat. Për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve çështjen e tyre, bletërritësit vendosën rreth 60 zgjoje me rreth 10 mijë bletë para pallatit presidencial dhe ndaluan policinë që të shpërndante demonstratën .

Një prej protestuesve tha për gazetarët se vdekja e kolonive të bletëve ishte shkatërruese për të gjithë botën. Protestuesit kërkojnë që qeveria të marrë reforma për të përmirësuar cmimin e mjaltit ose t’u japë prodhuesve të mjaltit subvensione. Zyrtarë të ministrisë së bujqësisë ndërkohë u shprehën se e kuptojnë shpetësimin e protestuesve për efektet e thatësirave dhe prej muajsh kanë ndihmuar rreth 20 komunitete që janë përballur me mungesë të theksuar të ujit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›