Tentativë për vrasjen e kryeministrit në Haiti

Persona të armatosur janë përpjekur të vrasin kryeministrin e Haitit Ariel Henry gjatë një aktiviteti të zhvilluar të shtunën për të festuar përvejtorin e pavarësisë së vendit. Incidenti ndodhi ndërsa zoti Henri merrte pjesë në ceremoninë në fjalë që u zhvillua në një kishë në qytetin verior të Gonaïves. Video të postuara online tregouan kryeministrin dhe personat që e shoqëronin duke u përpjekur të shkonin drejt makinave të tyre mes shkëmbimit të zjarrit.
Në lidhje me incidentin, zyra e kryeministrit tha se banditë dhe terroristë ishin pas tentativës për të vrarë kreun e qeverisë dhe se ishin lëshuar urhdër arreste për të dyshuarit. Kjo zyrë gjithashtu akuzoi grupin se ishin fshehur pas mureve për të sulmuar eskortën e kryeministrit dhe se kishin kërcënuar ipeshkvin duke rrethuar kishën.
Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shkëmbimit të zjrrit mes agresorëve dhe forcave të sigurisë. Situata e sigurisë në Haiti është përkeqësuar ndjeshëm që pas vrasjes së presidenit Jovenel Moise korrikun e shkuar. ZOti henri është zotuar të shtypë bandat e fuqishme të cilat fajësohen për një sërë rrëmbimesh dhe për kontrollimin e pjesës ëm të madhe të shpërndarjes së gazit në vend, duke shkaktuar mungesa të theksuara të lëndëve djegëse.