Protestuan për dëmshpërblimet nga përmbytja, policia i çon në ndjekje penale
11 persona janë dërguar për ndjekje penale nga policia e Shkodrës, pasi protestuan dje duke kërkuar nga qeveria që të japë dëmshpërblimet për përmbytjet e janarit. Banorët e fshatit Trush do ndiqen penalisht në gjendje të lirë me akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në manifestime të paligjshme dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Banorët bllokuan rrugën Shkodër- Velipojë. Ata thonë se edhe pse po afron sërish stina e reshjeve, ata nuk kanë marrë një dëmshpërblim për përmbytjen e parë.