Protestuesi përleshet me forcat e FNSH! Shtatë policë për të arrestuar një të ri! Momenti kur efektivi rrëzohet, tjetrit i ikën skafandra
Një moment përleshje është regjistruar gjatë protestës së sotme para kryeministrisë e cila nxori në pah dhunën e efektivëve FNSH.

Shtatë efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë u turrën mbi një të ri mu në mes të bulevardit.
Ai arriti të rezistonte në disa momente edhe pse i vetëm ndaj tyre, teksa njërit prej efektivëve i hodhi skafandrën në tokë dhe mburojën nga gurët.
Megjithatë efektivët arritën ta shoqërojnë të riun edhe pas kundërshtimeve të tij.