E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesi shpallet Personi i Vitit për Time Magazine

Revista e lajmeve Time Magazine shpall zyrtarisht Protestuesin, si Personin e Vitit.

Ky çmim i referohet protestave  të cilat ndodhën në Lindjen e Mesme, më vonë u përhapën në Evropë dhe SHBA. Kjo revistë i ka cilësuar protestuesit, si përcaktues të fuqisë së njerëzve nëpër botë.

Vitin e kaluar, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social “Facebook”, Mark Zukerberg, tërhoqi  këtë çmim.

Fituesit e kaluar përfshijnë emra të tjerë të njohur, si presidenti Barak Obama dhe këngëtari Bono, pjesë e grupit të mirënjohur U2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›