E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj te KLSH, maxhoranca miraton dekretin

Komisioni i Ekonomise

TIRANE- Komisioni i Ekonomise ka votuar pro kandidatures se Bujar Leskajt ne krye te Kontrollit te Larte te Shtetit, duke miratuar njehesh dekretin e presidentit Bamir Topi, per emerimin e tij.

Leskaj ka prezantuar para deputeteve vizionin e tij per KLSH-ne, duke theksuar se nisma e pare do te jete dorezimi i imunitetit si kreu i institucionit.

Ai ka numeruar me tej gjithe reformen e nevojshme te institucionit, duke njoftuar per kontrolle ne administraten fiskale, ne koncensione e privatizime dhe rritje te bashkepunimit me prokurorine.

Shqyrtimi ne mbledhjen e sotme te komisionit, vjen pas vendimit te marre ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se, per votimin e kesaj kandidature.

Nderkohe qe deputetet e maxhorances, pas dokordesise ne mbledhjen e grupit kane votuar pro Leskajt ne krye te KLSH-se, deputetet e opozites do te votojne kunder.

Grupi parlamentar i PS-së vendosi dje që do të votojë kundër kandidaturës së Leskajt, madje kete e deklaroi haptazi qe ne krye te mbledhjes per mediat lideri i PS-se, Edi Rama.

Dekretimi i emrit të Bujar Lesksajt si kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë nga presidenti Topi në 17 nëntor, pas rrezimit te Sali Shehut, dekretuar si kandidatura e pare e zgjedhur nga kreu i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›