Rikthehet ish-kryetari i PS-se Fatos Nano socialistet heshtin

Një nga çështjet më të përfolura ne klasën politike shqiptare dhe më gjerë është shprehja e ambicjes së ish-liderit historik të PS-së Fatos Nano për postin e Presidentit. Pak ditë më parë në një intervistë Nano deklaroi ambicjet e tij për postin e kreut të shtetit, pas një kohe të gjatë pushimi nga jeta aktive politike. Edhe pse ky fakt ka qenë tepër i diskutuar ditët e fundit socialistët vazhdojnë ende të heshtin nëse do të mbështesin ish-liderin e tyre historik apo nëse kanë ndërmend të paraqesin emra të tjerë për këtë post.
Megjithatë ka edhe nga ata eksponentë të PS-së që pavarsisht se çfarë mendon kreu i tyre i partisë Edi Rama, janë të gatshëm ta mbështesin Nanon për kandidaturën e tij për President.
Zgjedhja e kreut të shtetit bëhet me 71 vota dhe mazhoranca mund ta zgjedhë edhe pa bashkëpunimin e opozitës ndaj mbetet për tu parë nëse PS-së do të dëshirojë të japë emra për kandidaturat për president apo do të qendrojë pasive.