Të mësosh të bësh taksistin, përmirëson trurin
Të mësoni se si të bëhesh një taksist, i bën mir trurit. Ky është rezultati i kryer në bazë të një studimi mbi dy grupe shoferësh.
Njohuritë janë të përbëra nga 25 mijë rrugë dhe 20 mijë vende të rëndësishme. Kjo është paketa e informacionit në të cilën në Londër, një shofer duhet të dijë për të marë patentën, një proces në të cilën zgjat 3-4 vjet.
Ndërsa gjithë kjo tablo të duket tejet e vështirë për tu rikuperuar, pasi përfshin një masë të madhe informacioni, gjithshka është në anën tonë, pasi përmirëson trurin. 
Rezultati i kryer ka dalë nga studimi i realizuar nga Eleanor Maguire , pjesë e University College në Londër dhe njëkohësisht është publikuar në revistën Current Biology.
Maguire dhe kolegia e saj Katherine Woollett, kanë ndjekur dy grupe drejtuesish të automjeteve, në të cilën është vënë re se një grup bënte pjesë tek shoferët e ardhshëm. Truri i njeriut mbetet plastik edhe gjatë fazës së rritjes, shpjegoi Maguire. “Në këtë studim kemi vërejtur drejtëpërdrejtë si pjesa e trurit, ndryshohet në raport me stimujt e jashtëm” tha më tej ajo.