Protestuesit djegin koshat e mbeturinave, godasin autoambulancën, thyejnë xhamat e Gjykatës së Lartë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/ Në ditën e gjashtë të protestës në kryeqytet, janë shënuar sërish akte vandalizmi nga grupet e protestuesve, studentëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.
Pasi u shpërndanë me autobote uji dhe gaz lotsjellës nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, një grup i protestuesve u zhvendos në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”.
Ata u vendosën flakën koshave të mbeturinave përgjatë rrugëve të Tiranës, të cilat i vendosën në mes të rrugës duke bllokuar edhe trafikun.
Njëherësh, ata hodhën sende të forta në drejtim të godinës së Gjykatës së Lartë. Një i ri tentoi të godasë edhe kabinën e rojes së kësaj gjykate, duke thyer xhamat dhe goditur me sende të forta objektin.
Po ashtu, tek zona e Ministrisë së Drejtësisë një grup protestuesisht bllokuan një autoambulancë për të kontrolluar se çfarë kishte brenda saj, ndërsa dhe goditën xhamin ballor të automjetit.
1 nga 25/e.i/