Protestuesit dogjën tryezën e dialogut, Rama: Mëma e dhunës, doli për të drejtën e autorit të terrorit urban

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga djegia e jastëkëve dhe e fletëve me mbishkrimin “Dialog”, të vendosura në tryezën e improvizuar para Kryeministrisë, gjatë protestës së sotme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama akuzoi Partinë Demokratike për nxitjen e akteve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkroi Rama.
Reagimi i kKryeministrit vjen në një ditë kur në Tiranë u zhvilluan protesta para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.
/gj.m/r.e/ /a.g/