Koçiu: Revolucioni i pretenduar nuk ndërtohet përmes dhunës

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dështuar për të nxitur një “revolucion të popullit”.
Ajo kritikoi përdorimin e dhunës nga ana e protestuesve dhe theksoi se dialogu është rruga për ata që kanë argumente.
“Kur tentativa për të fabrikuar me zor të madh një ‘revolucion të popullit’ të dështojë, përfundon si pjesë e bandës së dhunshme të atyre që as nuk u dhimbsen studentët dhe as e ardhmja e Shqipërisë”, shkroi Koçiu.
“Dialogu është rruga e atyre që kanë argumente, ndërsa dhuna është rrugica e verbër e atyre që s’kanë çfarë ofrojnë më”, deklaroi ajo.
/e.xh/r.e/