Protestuesit, fishekzjarre e molotovë nëpër rrugët pranë Kuvendit

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Pas shpërndarjes nga policia të protestuesve para Kuvendit, këta të fundit janë shpërndarë në rrugët e afërta duke vijuar të qëllojnë me fishekzjarrë dhe molotovë.
Policia është stacionuar pranë urës së Rrugës së Elbasanit duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Shkëmbimet kanë vijuar për më shumë se një orë ndërsa përpara selisë së PD protestuesit janë shpërndarë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një prononcim për mediet tha se nuk ka ndalim të protestave deri në largimin e qeverisë.
Ai falënderoi protestuesit, pasi sipas tij, protestat janë mision.
Noka tha se edhe besimtarët u masakruan me gaz lotsjellës në xhami, sikundër edhe protestuesit.
I pyetur nëse protesta ka përfunduar, Noka tha se “ne jemi në protestë”.
1 nga 8