E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nuk kam nevojë për Kongresin për të vendosur tarifa të reja

UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’i kërkojë Kongresit të miratojë planin e tij të ri tarifor.

“Nuk kam nevojë për të”, tha presidenti amerikan në një konferencë për shtyp.

Shumë marrëveshje tregtare mbeten në fuqi, të tjera jo. Ato do të zëvendësohen nga tarifa të tjera”, shtoi  Donald Trump në përgjigje të pyetjeve nëse marrëveshjet tregtare të nënshkruara duke përdorur tarifat e vendosura sipas Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës mbeten në fuqi.

Trump shpjegoi se do të nënshkruajë një urdhër që vendos tarifa globale prej 10% sipas Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili lejon tarifa globale deri në 15%, por për një periudhë prej vetëm 150 ditësh.

Presidenti shtoi se tarifat e vendosura sipas Seksioneve 232 dhe 301 të të njëjtit akt mbeten në fuqi. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›