E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit i vënë zjarrin Bashkisë së Tiranës, protestuesit futen brenda godinës

Situata është tensionuar në orët e mbrëmjes gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, e cila nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Pas shpërndarjes nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës, ku kanë thyer dyert e godinës dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme të institucionit.

Fillimisht, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të hyrjes së bashkisë, derisa kanë arritur të thyejnë derën. Më pas, ata kanë vijuar hedhjen e gurëve drejt godinës dhe kanë ndezur flakadanë.

Disa prej protestuesve kanë hyrë brenda institucionit, ndërsa pak çaste më vonë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Përshkallëzimi i situatës në Bashkinë e Tiranës vjen pas disa orësh protestash dhe përplasjesh, fillimisht para Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe të rinjtë kërkojnë zgjidhje për problematikat që lidhen me arsimin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›