E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit kërkojnë që Saleh të mos kthehet në Jemen

Mijëra protestues kanë dalë në rrugë në kryeqytetin jemenas, Sana, duke kërkuar nga Presidenti Ali Abdullah Saleh, të mos kthehet më në Jemen.

Rreth 4 mijë demonstrues kanë bërë thirrje për një marshim që do t`i kërkonte Salehut të qëndroj në Arabi Saudite, ku ai është duke u kuruar pas dëmtive që pësoi gjatë një sulmi të premten.

Sipas raporteve që citojnë zyrtarë të SHBA-ve, Saleh, ka djegie që përfshijnë 40 % të trupit dhe se ka hemoragji cerebrale në kokë.

Ndërsa mbaheshin protestat paqësore në kryeqytet, në një qytet të vogël në pjesën jugore të shtetit, kanë vazhduar përleshjet e armatosura me militantët islamistë.

Ushtria ka thënë se 30 militantë dhe 15 ushtarë janë vrarë në qytetin që mbahet nën kontrollin e Al Kaedës, gjatë valës së fundit të dhunës në Jemen.

Qyteti jugorm Zingjibar, ishte marrë nën kontroll nga militantët para 10 ditësh.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›