Lezhë, makina përfshihet nga flakët, s`ka të dëmtuar

Një makinë është përfshirë sot nga flakët por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës ku makina në pronësi të shtetasit Agron Kuçaj është përfshirë nga flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.