OKB Keshilli i Sigurimit miraton njezeri sanksione kunder qeverise se Gadafit

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara votoi njezeri per te vene sanksione kunder qeverise se Muamer Gadafit per shkak te perdorimit te dhunes ndaj protestuesve dhe per ti kaluar ceshtjen gjykates per krimet e luftes.
Rezoluata u miratua mbreme dhe parashikon ngrirjen e te gjitha pasurive te zotit Gadafi kater djemve dhe vajzes se tij si dhe 10 anetareve te rrethit te tij te ngushte. Po ashtu rezoluta ndalon edhe udhetimet jashte vendit te ketyre 16 individeve. Anetaret e Keshillit te Sigurimit rane gjithashtu dakord qe ti paraqesin aktivitetin e rregjimit libian kunder demonstruesve gjykates nderkombetare per krimet e luftes per te bere hetimet e nevojshme per krime kunder njerezimit.
Keshilli kerkoi gjithashtu qe ti jepet fund sulmeve kunder civileve libiane nga perkrahesit e zotit Gadafi.
Kombet e Bashkuara thone se ne Libi jane vrare mbi 1000 protestues kunder qeverise.
Ne Uashington Presidenti Barak Obama tha se zoti Gadafi ka humbur legjitimitetin per te udhehequr dhe duhet te largohet nga pushteti menjehere.
Shtepia e Bardhe tha se Presidenti Obama e beri kete deklarate ne nje bisede telefonike dje me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Me tej ne deklarate thuhet se udheheqesit e Shteteve te Bashkuara dhe Gjermanise kane shqetesime te perbashketa rreth vazhdimit te dhunes kunder protestuesve ne Libi dhe diskutuan menyra te pershtateshme dhe efektive si pergjigje nga ana e komunitetit nderkombetar.
Po ashtu dje sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara po marrin masa per ta mbajtur qeverine e zotit Gadafi pergjegjese per shkeljen e te drejtave te njeriut. Ajo tha se Departamenti i Shtetit u ka hequr vizat per te udhetuar ne Shtetet e Bashkuara udheheqesve libiane dhe anetareve te familjeve te tyre.
Presidenti Obama nenshkroi te premten urdherin ekzekutiv per sanksione te njeaneshme kunder Libise duke thene se vazhdimi i trazirave dhe dhunes atje perbejne kercenim te jashtezkonshem dhe te rrezikshem per sigurimin kombetar dhe politiken e jashtme te Shteteve te Bashkuara. Po te premten Bashkimi Evropian ra dakord ti vendoste embargo armesh Libise sebashku me ndalimin e udhetimeve dhe ngrirjen e pasurive.