Protestuesit mblidhen pranë Ministrisë së Brendshme, policia bllokon gjithë rrugët drejt Kuvendit

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në zonën pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa Policia e Shtetit ka vendosur një perimetër sigurie përreth godinës.
Siç shihet në pamje, efektivët e policisë janë pozicionuar deri në trotuarin përballë Ministrisë së Brendshme, ndërsa në krah të rrugës është vendosur edhe një gardh metalik.
Vendosja e forcave të policisë dhe barrierave metalike është bërë tashmë një skenë e përsëritur gjatë protestave që zhvillohen në Tiranë në ditët kur Kuvendi mban seanca plenare.
Sot, në Kuvend pritet të votohet drafti për hartën e re territoriale, që parashikon ndryshime në ndarjen administrative të vendit.