Berisha: Rama është çmendur, po i kap me libër shtëpie deputetët se mos nuk i votojnë reformën

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj deputetëve të tij, nga frika se mund të mos votojnë reformën territoriale.
“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën. Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm”, është shprehur Berisha.
Sipas tij, deputetët duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimin që pritet të marrin për reformën.
“Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë. Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndryrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet”, deklaroi Berisha.
Deklarata e kryetarit të PD-së vjen në një kohë kur Kuvendi pritet të votojë reformën territoriale.